FORCA: PDS-ja KA NËNSHKRUAR KONTRATËN PËR KINO SALLËN E ULQINIT ME PLAN TË PAPARË

Njëherë deklaruan zyrtarisht që do vazhdojnë me partnerët tradicionalë zhvillimin e Ulqinit, dhe e filluan mbarë me nënshkrimin e kontratës për Kino sallën e Ulqinit me plan të paparë dhe me fondet nga shitja e tokës në Ranë sipas dedikimit në vendimin përkatës, thuhet në reagimin e Forcës së Re Demokratike kundrejt deklaratës së PDS në Ulqin. PDS-ja në Ulqin ka deklaruar se sjellja e Forcës ditëve të fundit nuk është imanente për partnerin e saj të koalicionit, as për vlerat që Forca ka treguar deri më tani. Bordi i Partisë Demokratike të Socialistëve në Ulqin ka njoftuar se nuk do lejojnë që qytetarët e Ulqinit të jenë peng i përçarjes të Forcës. “ Dhe krahas tërë këtyre punëve të mëdha, ia dolën edhe të merren me punët e brendshme partiake të një partie me seli në Ulqin dhe të cilës nuk i servohen vendimet nga Podgorica me zarf,” theksojnë nga FORCA. Ata shtuan që para gati tre vitesh kanë votuar kandidatin i cili ka pasur më së shumti vota, por me numër mandatesh të njëjtë me ta. “Kjo dallon nga kandidatët e listës së dëshirave që duhet të kompletojnë mandatin njëvjeçar dhe të përzgjidhen në Podgoricë sipas kritereve që as ju vetë nuk i dini, pa marrë parasysh edhe 4001 votat me të cilat mburreni!,” thuhet në kumtesë. Forca tërhoqi vëmendjen për faktin se autorët e deklaratës “ duhet të kontrollojnë edhe matematikën sepse në kumtesën e parë thuhet që kanë stabilitet me 22 këshilltarë e dje është njoftuar që kanë së paku një më pak,” thuhet në kumtesë të Forcës së Re Demokratike.

SHARE