ULQIN / NËNSHKRUHET KONTRATA PËR FILLIMIN E PUNIMEVE NË RINDËRTIMIN E ISH-SALLËS SË KINEMASË

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe Drejtori i kompanisë “Eurozox”, Zoran Drobnjak, nënshkruan sot kontratën për fillimin e rindërtimit të ish-Sallës së Kinemasë në Ulqin. Vlera totale e punëve të kontraktuara do të arrijë vlerën prej 1,300,000 euro, me afat të përfundimit prej 360 ditësh, nga dita e nënshkrimit të kontratës, njoftojnë nga Komuna e Ulqinit. Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës morri pjesë dhe Kryearkitekti i Qytetit Aleksandar Daboviq, i cili është njëkohësisht dhe Kryetar i komisionit për zgjedhjen e kontraktuesit më të favorshëm. Me këtë rast, u shpreh kënaqësia me nënshkrimin e kontratës dhe u theksua se me rindërtimin e ish-kinemasë, e cila tani është në një gjendje të devastuar, do të realizohet ëndrra e shumë ulqinakëve, ndërsa Ulqini do të fitojë një objekt modern dhe multifunksional.

SHARE