BE-ja NUK ËSHTË E PLOTË PA VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR

Mali i Zi ka aleatë në Austri dhe Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor, tha presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, zhvilloi një takim virtual me Sobotken. Beçiq falenderoi Sobotken për angazhimin e vazhdueshëm të Austrisë në marrëdhëniet dypalëshe dhe me shpresë që bashkëpunimi i suksesshëm do të vazhdoj edhe gjatë Parlamentit të ri. Ai mirëpriti mesazhet pohuese të Austrisë në kontekstin e politikës së zgjerimit dhe integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe theksoi se Mali i Zi mbetet në përputhje me angazhimin e tij të politikës së jashtme. Ata shprehen interes të veçantë për ngjarjet aktuale politike dhe vlerësuan se Mali i Zi ka treguar pjekuri demokratike në zgjedhjet e fundit, si dhe se të gjithë aktorët politikë në bashkëjetesën ekzistuese duhet të bashkëpunojnë vazhdimisht.

SHARE