CUNGU: SHPRESOJ SHUMË QË KJO FITORE E TIJ DO TË SHTOJË VËMENDJEN E KOSOVËS NDAJ SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI

Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, i ka uruar fitoren Albin Kurtit të zgjedhjet parlamentare në Kosovë. “Jam i bindur që këto zgjedhje do të sjellin një frymë ndryshimi dhe stabilitet politik. I uroj atij dhe Lëvizjes Vetëvendosje sa më shumë sukses në zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës si dhe në forcimin e perspektivës euroatlantike, ” theksoi Cungu. Ai ka thënë se shpreson shumë që kjo fitore e Kurtit do të shtojë vëmendjen e Kosovës ndaj shqiptarëve në Mal të Zi dhe do të përmirësojë marrëdhëniet mes dy shteteve. “Pres me padurim që të bashkëpunojmë përsëri së bashku në të ardhmen e afërt,” thuhet në urimin e Cungut. Cungu me këtë rast i ka dërguar letër urimi edhe ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ku ndër të tjera tha: “Shpresoj që kjo fitore do të sjellë stabilitet politik dhe ekonomik për Republikën e Kosovës, por njëkohësisht dëshirojmë që të avancohen edhe më tepër marrëdhëniet në mes të RK dhe MZ, ku do të gjeni mbështetjen dhe përkrahjen e subjektit tone çdoherë”.

SHARE