AMBASADORI HYSA TAKON MINISTRIN E JASHTËM TË MALIT TË ZI RADULLOVIQ

Sot, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Gjorgje Radulloviq. Bashkëbiseduesit vlerësuan se Mali i Zi dhe Kosova kanë marrëdhënie të bazuara në parimet e besimit të ndërsjellë, fqinjësisë së mirë dhe perspektivës evropiane. Radulloviq tha se Mali i Zi mbetet i përkushtuar në qëllimet e politikës së jashtme, duke përfshirë ndërtimin e lidhjeve të ngushta me fqinjët e saj, në mënyrë që të sigurojë stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Siç theksojnë në njoftimin e Ministrisë, Ambasadori Hysa vuri në dukje se ai do të vazhdojë të përmirësojë marrëdhëniet ndërshtetërore me Qeverinë e re të Malit të Zi. Në atë linjë, ai theksoi se një nga përparësitë është sanimi i pasojave të epidemisë COVID-19, si dhe organizimi i vaksinimit të popullatës, në mënyrë që ata të fillojnë aktivitetet ekonomike në pritje të sezonit turistik. Në takim u diskutua edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, duke shprehur besimin se ato do të zhvillohen në një atmosferë të drejtë dhe demokratike, dhe se vullneti elektoral i qytetarëve do të jetë baza për vazhdimin e procesit të reformës, brenda dhe jashtë vendit. Poashtu u theksua rëndësia e zgjidhjes së çështjeve të mbetura hapur me një fokus në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Në fund të takimit, bashkëbiseduesit ranë dakord të vazhdojnë komunikimin në fushat me interes të përbashkët.

SHARE