KURTEZI: BASHKËJETESA FETARE ËSHTË JETIKE PËR NJË SHOQËRI NË PAQE DHE NË HARMONI

Sot ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, takoi me kryetarin e Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Reis Rifat ef.Fejziq. Gjatë kësaj bisede u prekën çështje të jetës së komunitetit mysliman në Mal të Zi, të bashkëjetesës me besimtarët e religjioneve të tjera dhe ranë në emërues të përbashkët se zhvillimi i demokracisë në të dy vendet fqinje është garanci e njëkohëshme edhe për qëndrueshmërinë e moralit të shëndoshë në shoqëri, i cili ushqehet, ndër të tjera edhe nga religjioni. “Pata nderin gjithashtu, t’i përcjell Reis Rifat ef.Fejziqit përshëndetjet e ngrohta nga Komuniteti Mysliman në Shqipëri. Theksuam, se përvojat e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri e Mal të Zi, janë jo vetëm një kontribut i pashoq dhe shembull i dialogut midis civilizimeve, në rajon e më gjerë, por edhe i çtensionimit të problematikave sociale, ndëretnike etj. Në këtë frymë u shqyrtuan në takim edhe ide, projekte të humanizimit të mëtejshëm të shoqërive tona. Religjioni në përgjithësi dhe komuniteti mysliman në rastin konkret ka potenciale ende të pashfrytëzuara në këtë drejtim,” thuhet në deklaratën e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi.

SHARE