CAREVIQ KËRKON MBYLLJE TOTALE TË BUDVËS

Për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike, Kryetari i Komunës së Budvës, Marko Careviq, kërkoi nga autoritetet shtetërore kompetente që të vendosin një masë të mbylljes totale në atë komunë. Careviq i drejtoi një letër Kryeministrit Zdravko Krivokapiq, Ministres së Shëndetësisë Jellena Boroviniq Bojoviq dhe Këshillit për Luftën kundër Koronavirusit, duke kërkuar një mbyllje totale të Budvës, i cili do të përfshinte ndalimin e punës të objekteve hotelierike, pezullimin e klasave në shkolla (kalim në mësim në distancë) mbylljen e të gjitha parashkolloreve dhe kopshteve. Ai gjithashtu kërkon që puna e ndërmarrjeve dhe sipërmarrësve të angazhuar në tregtinë e produkteve ushqimore (tregje, markete, supermarkete) të përshtatet me situatën aktuale. Ekipi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim zhvilloi sot një takim në lidhje me situatën epidemiologjike në Budva, ku, siç thonë ata, kishte një rritje drastike të numrit të pacientëve me virusin COVID-19, prandaj është e nevojshme të merret urgjente masa të ndryshme për të mbrojtur popullatën nga kjo sëmundje ngjitëse. Sipas të dhënave të shërbimit epidemiologjik të ISHP Qendra Shëndetësore Budva, aktualisht ka 696 raste aktive të koronavirusit, me një tendencë të rritjes së mëtejshme të pacientëve.

SHARE