Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 2050 testime për Covid 19, nga të cilët 642 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 7 viktima nga sëmundja, ku më i riu kishte 59 ndërsa më i moshuari 84 vjet. Pacientët që vdiqën si pasojë e koronavirusit brena 24 orëve janë: Nikshiqi (2), Herceg Novi (2), Podgorica, Cetija, Kotorri. Numri më i madh i rasteve të reja janë në: Podgoricë 215, ndërsa në Tuz u regjistruan 2 raste. Deri në orën 15.00 njoftohet se janë shëruar 368 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.471, prej të cilëve 89 në komunën e Tuzit.