GJELOSHAJ: PRESIM DECENTRALIZIMIN DHE NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR PLANIFIKIM HAPËSINOR

Decentralizimi dhe ndryshimet në Ligjin për Planifikimin Hapësinor është diçka që ne mezi po e presim sepse për momentin të gjitha kompetencat janë mbi Qeveri, dhe komunat i kanë duart e lidhura në fushën e planifikimit, tha Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. “Marrëdhënia midis qeverisë dhe komunës duhet të jetë e mirë, pushteti ekzekutiv në çdo nivel duhet të jetë në shërbim të qytetarëve. Unë tashmë i kam dërguar dhjetra letra dhe kërkesa Qeverisë së re, për fat të keq ende nuk ka asnjë reagim. Të gjitha kërkesat janë në funksion që qytetarëve tu mundësojmë një jetë më të mirë, dhe shpresoj se do të fillojnë të zgjidhin kërkesat tona sa më shpejt që të jetë e mundur,” thekson Gjeloshaj për DAN. “Komunat i kanë duart e lidhura në planifikimin e zhvillimit, në Tuz kemi një interes të madh nga investitorët, dhe për shkak se nuk kemi dokumente planifikimi, në pritje kemi disa milion investime,” thotë Gjeloshaj. Gjeloshaj deklaron se Qeveria do të ketë partner Komunën e Tuzit në mënyrë që të përmirësohet jeta e qytetarëve. “Qeveria ka hyrë borrxh dhe po planifikon buxhetin, kështu që ne presim në buxhet të jenë projekte zhvillimore për komunën tonë, sepse të gjithë së bashku do të shlyejmë borxhet, dhe nuk do të lejojmë diskriminim. Ne kemi një vizion dhe ide, por duart tona janë mjaft të lidhura sepse kompetencat janë të vogla për komunat, dhe Qeveria ende nuk është bërë operative dhe nuk kemi asnjë reagim ndaj iniciativave tona,” thekson Gjeloshaj. Nëse Qeveria zgjidh kërkesat tona shpejt, ne do të kemi realizimin e projekteve të mëdha në komunën tonë që sjellin rritje në ekonominë tonë dhe vende të reja pune. Ne jemi të gatshëm dhe vetëm po presim reagimin e Qeverisë, sepse kjo automatikisht do të nënkuptojë se komuna jonë do të ketë një buxhet më të madh se sa 6 milion siç ishte planifikuar – tha Gjeloshaj.

SHARE