REZULTATET KONFIRMOJNË RËNDËSINË E BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR

Iniciativat e vlefshme ndërkufitare që Mali i Zi dhe Republika e Kosovës kanë zbatuar bashkërisht që nga viti 2010 tregojnë suksesin e konceptit të përgjithshëm të bashkëpunimit ndërkufitar, i cili është një shtysë thelbësore për procesin e integrimit evropian. Kjo është theksuar në ceremoninë që shënon fillimin e zbatimit të projekteve të kontraktuara përmes Thirrjes së Dytë në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA Mali i Zi-Kosovë 2014-2020, financuar nga Bashkimi Evropian. Kryenegociatorja Zorka Kordiq vuri në dukje se rëndësia e modelit të bashkëpunimit ndërkufitar konfirmohet nga rezultatet konkrete të dukshme të projekteve që janë zhvilluar deri më tani në bashkëpunimin midis Malit të Zi dhe Kosovës, dhe që hodhën bazat e bashkëpunimit afatgjatë në shkëmbimin kulturor, turizmit dhe kujdesit shëndetësor, zhvillimit, mbrojtjës së mjedisit, përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, kohezionit social dhe përmirësimit të mundësisë për punësim. Ajo kujtoi se me interesin e tyre të shprehur në kuadër të Thirrjes së Dytë, organizatat dhe institucionet partnere nga Mali i Zi dhe Kosova kanë treguar gatishmëri për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës në zonën kufitare me projektet e tyre me vlerë 2.4 milion euro. Siç është njoftuar, përfituesit e projektit do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës me iniciativat e tyre, përmes inkurajimit të punësimit dhe përfshirjes sociale, si dhe përmirësimit të turizmit, trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

SHARE