LEPOSAVIQ MOHON PRESIONIN NË GJYKATË

Ministri i drejtësisë dhe të drejtave njerëzore dhe të pakicave Vlladimir Leposaviq ka mohuar pohimet për ndikimin në pavarësinë e organeve gjyqësore dhe rrezikimin e interesit publik, duke theksuar se agjencia për pengimin e korrupsionit e ka shpërdoruar pozitën e vetë zyrtare. Në letrën e hapur drejtuar kësaj agjencie ai ka theksuar se pavarësia e gjykatave nuk ekziston vetëm për shkak të gjyqit, por për shkak të qytetarëve dhe mbrojtjes së drejtave të tyre dhe se qeveria , në të cilën ai është ministër, nuk i favorizon qendrat paralele të  forcës, por lufton për eleminimin e tyre. Agjencia për pengimin e korrupsionit ka vërtetuar të  premten se Leposaviq e rrezikon interesin publik duke ushtruar, siç theksohet, ndikim  të paparë mbi pavarësinë e organeve gjyqësore. Ky institucion i ka bërë ftesë ministrit Leposaviq që të përmbahet nga dekleratat të cilat kanë për qëllim ndikimin në gjyqet e pavarura.

SHARE