BEÇIQ, MALI I ZI KA TREGUAR PJEKURI DEMOKRATIKE

Mali i Zi ka treguar një pjekuri demokratike dhe do ti mbetet besnik synimit strategjik të politikës së jashtme, ka theksuar kryetari i Parlamentit Alleksa Beçiq gjatë bisedimeve me kolegun slloven Igor Zorçiq. Siç është kumtuar nga parlamenti, Beçiq gjatë një takimi online me Zorçiq e ka falënderuar Slloveninë për përkrahje të vazhdueshme. Theksohet se Beçiq dhe Zorçiq kanë biseduar për marrëdhëniet gjithëpërfshirëse bilaterale , si dhe për planet e vazhdimit të mëtejmë të integrimit të Malit të Zi në BE dhe për forcimin e aleancës në kuadër të NATO-s. Beçiq ka theksuar se pret që Sllovenia të vazhdojë përkrahjen drejtë Malit të Zi në procesin e mëtejmë të integrimeve dhe se politika e zgjerimit do të jetë prioritet gjatë presidencës së ardhshme sllovene me Këshillin Evropian. Zorçiq ka theksuar se dy vendet nuk kanë çështje të hapura dhe se ky fakt paraqet bazë të mirë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe dialogut. Zorçiq ka theksuar se BE nuk mund të jetë e kompletuar pa vendet e Ballkanit Perëndimor.

SHARE