ARRESTOHEN PESË FUNKSIONARË TË KOMUNËS SË ULQINIT

Pesë funksionarë të lartë të Komunës së Ulqinit u arrestuan të hënën në mëngjes. Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore Shtetërore nga liria u privuan kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, sekretarët Sead Osmanoviq, Mustafa Gorana dhe Milazim Mustafa, si dhe Shefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit Saubih Mehmeti. Ato dyshohen për punësim partiak në organet dhe institucionet e vetëqeverisjes vendore. Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, dhe zyrtarëve të tjerë. “Lejoni që gjykata të vendos se si ata fituan në zgjedhje. Është e qartë për qytetarët. Qeveria është e vendosur t’u japë fund të gjitha abuzimeve,” shkroi Abazoviq në Twitter. Ai po ashtu ka shtuar se qeveria është e vendosur t’i japë fund të gjitha abuzimeve.

SHARE