INSTITUTI: 310 RASTE TË REJA

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1060 testime për Covid 19, nga të cilët 310 kanë dalë pozitiv, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë është regjistruar vetëm 1 viktimë nga sëmundja. Numri më i madh i rasteve janë në: Podgoricë 148, Nikshiq 54, Rozhaj 22, ndërsa në Tuz u regjistruan 4 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 550 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.233, prej të cilëve 126 në komunën e Tuzit.

SHARE