NE JEMI DUKE NEGOCIUAR INTENSIVISHT PËR BLERJEN E VAKSINËS

Sot, Qeveria ka paraqitue Strategjinë Kombëtare për Imunizimin kundër SARS – CoV-2 (COVID-19). Ministrja e Shëndetësisë, Dr. Jelena Boroviniq Bojoviq, tha se Qeveria po negocion intensivisht për prokurimin e vaksinës. “Shpresojmë që nëse negociatat vazhdojnë me këtë ritëm, ne do të fillojmë vaksinimin në fund të Janarit ose në fillim të Shkurtit, por nuk mund të them një datë të veçantë tani,” tha ministrja. Sipas Boroviniq Bojoviq, negociatat bilaterale me kinezët dhe rusët po zhvillohen për prokurimin e vaksinës, si dhe negociata brenda iniciativës Covax. Qytetarët, siç thotë ajo, do të jenë në gjendje të vendosin vetë se cilën vaksinë do të marrin në lidhje me ato që do të jenë në dispozicion. Shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi, Mina Brajoviq, tha se Strategjia përcakton grupet prioritare për vaksinimin, dhe ata janë punonjësit shëndetësorë, por edhe të moshuar, si dhe pacientë kronikë.​

SHARE