POTHUAJSE 75% E QYTETARËVE MBËSHTESIN ANËTARËSIMIN NË BE

Anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE) mbështetet nga pothuajse 75 përqind e qytetarëve, që është një rritje e madhe krahasuar me dhjetorin 2019, kur përqindja ishte rreth 66 përqind, sipas një studimi të kryer nga Delegacioni i BE në Podgoricë. Nga viti në vit, arsyet kryesore për mbështetjen e anëtarësimit të Malit të Zi në BE nuk ndryshojnë. Si një arsye kryesore për mbështetjen, gjysma e tyre përmendin përmirësimin e cilësisë së jetës dhe standardeve të jetesës. Një e ardhme më e mirë dhe një cilësi e përmirësuar e jetës janë gjithashtu asocimi i parë i qytetarëve malazezë në Bashkimin Evropian. Kjo pasohet nga mundësia e udhëtimit te lire ndërsa në vendin e tretë është stabiliteti i ofruar nga anëtarësia.

SHARE