RADULLOVIQ NË VIZITË ZYRTARE NË BERLIN

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Gjorgje Radulloviq do të zhvillojë një vizitë në Berlin nga sot deri të shtunën, me ftesë të Ministrit të Jashtëm gjerman Hejko Mass. Siç është njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Radulloviq do të flasë jo vetëm me nikoqirin, por edhe me zyrtarë në Zyrën e Kancelarit Federal dhe Bundestagut Gjerman. Vizita e Radulloviq është vizita e tij e parë bilaterale që nga marrja e detyrës. “Kjo konfirmon marrëdhënien e partneritetit strategjik dhe rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve me Gjermaninë në nivelin dypalësh dhe përmes kontekstit të integrimit evropian, bashkëpunimit brenda NATO-s, Kombeve të Bashkuara dhe forume të tjera multilaterale në të cilat Gjermania ka një rol të rëndësishëm,” thuhet në deklaratë. MPJ deklaroi se kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të shqyrtuar mundësinë e intensifikimit të marrëdhënieve politike dhe të përgjithshme ndërshtetërore dhe përcaktimin e aktiviteteve dhe projekteve konkrete të interesit të përbashkët.

SHARE