45 PERSONA TË SHTËPISË SË TË MOSHUARVE U INFEKTUAN ME VIRUSIN KORONA

Infeksioni me koronavirus u konfirmua në 45 përdorues dhe tetë punonjës të Shtëpisë së të Moshuarve “Duga”, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Siç thanë nga Instituti, testimi pasoi pasi ata morën informacion në lidhje me shtrimin në spital të një përdoruesi të atij institucioni privat, kur u diagnostifikua në Qendrën Klinike të Malit të Zi me virusin korona. “Pas kësaj, Instituti i Shëndetit Publik kreu testime tek 51 përdorues dhe 19 punonjës. Infeksioni me koronavirus u konfirmua laboratorikisht tek 45 përdorues. Nga 19 punonjës, tetë persona kanë një rezultat pozitiv,” theksuan nga ISHP. ISHP urdhëroi që ambientet e shtëpisë të dezinfektohen sot, si dhe që autoritetet të forcojnë nivelin e zbatimit të të gjitha masave të nevojshme për kontrollin dhe parandalimin e infeksionit. “Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi po monitoron situatën epidemiologjike në Shtëpinë e të Moshuarve “Duga”. Si pjesë e aktiviteteve të rregullta, testimi i përdoruesve dhe punonjësve të cilët aktualisht janë negativë për koronavirus do të kryhet përsëri javën e ardhshme,” thanë ata.

SHARE