Një “katastrofë e shëndetit publik” është e pashmangshme në Gaza, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Uji, ushqimi dhe karburantet janë në mungesë, ndërsa sulmi i Izraelit vazhdon. Spitaleve gjithashtu po mbarojnë pa ilaçe dhe energji.
Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, thotë: “Është një katastrofë e afërt e shëndetit publik që vjen me zhvendosjen masive, mbipopullimin, dëmtimin e infrastrukturës së ujit dhe kanalizimeve.”
Ai gjithashtu bëri thirrje që karburanti të lejohet në Gaza për të lejuar funksionimin e një impianti të shkripëzimit të ujit.
Po ashtu OBSH thotë se ekziston rreziku i “katastrofës së shëndetit publik” në Gaza. Dhe një tjetër agjenci e OKB-së – Unicef, e cila fokusohet te fëmijët – thotë se vdekjet e foshnjave të shkaktuara nga dehidratimi janë “një kërcënim në rritje”.
Gaza ka vetëm 5% të prodhimit të saj normal ditor të ujit, tha zëdhënësi James Elder në një konferencë shtypi në Gjenevë.
Ai shtoi se fëmijët sëmureshin nga pirja e ujit të kripur dhe të patrajtuar.