TRANSPORTUESIT E AUTOBUSËVE PO PLANIFIKOJNË TË RRISIN ÇMIMET E BILETAVE

Pronari i transportit BLT, Jakov Bulatoviq, tha se së shpejti do të rriten biletat në transportin urban dhe ndërqytetar, sepse rritja e çmimit të karburanteve është një goditje e madhe për xhepat e atyre që vozisin autobusët. Ai bëri të ditur se gjatë javës do të ketë një takim në kuadër të OJQ-së “Transportation Cluster” ku do të merret vesh se si do të dalin para Qeverisë. Bulatoviq në programin e mëngjesit të TVMZ theksoi se çmimet e biletave do të duhet të rriten. “Duam apo nuk duam, çmimet do të duhet të ndryshojnë, çmimet nuk kanë ndryshuar prej vitesh. Nuk durojmë dot më.  Ne ose do të ndalojmë ose do të rrisim çmimet.  Ne i propozuam rritje çmimi sekretariatit, i dërguam një letër.  U takon atyre ta marrin në konsideratë”, tha Bulatoviq. Ai thotë se sipas tij çmimet do të rriteshin në 1.20 euro apo 1.30 euro. “Unë mendoj se biletat 100-minutëshe nuk funksionuan.  Ka edhe keqperdorime.  Mendoj se një biletë ditore prej 2.50 apo 3 euro do të ishte realiste.  Dhe në periferi do të ishte deri në 1.40 euro”, tha Bulatoviq. Ai vëren se është e pamundur të bësh biznes me këto çmime, edhe pse qeveria ka liruar 50 për qind të akcizës, e cila skadon më 5 dhjetor. “Problemi më i madh është çmimi i lartë i naftës dhe fuqia punëtore”, tha ai. Ai thotë se do të ketë disa propozime për ministrinë dhe kryeministrin. “Kur vjen puna te fuqia punëtore, Serbia e ka zgjidhur duke sjellë shoferë nga India, nuk e di si do ta zgjidhim ne,” tha ai.

SHARE