PAGESAT E PARA NGA FONDI I ALIMENTIMIT JANË TË MUNDSHME TASHMË NË FUND TË NËNTORIT

Nga nesër, 1 nëntor, hyn në fuqi Ligji për Mbështetjen e Përkohshme të Fëmijëve, si dhe Fondi i Alimentimit. Sipas atij ligji, nëse prindi nuk paguan alimentimin për fëmijët, këtë detyrim e merr shteti. Në Ministrinë e Financave gjithçka është gati për zbatimin e ligjit, tha për Programin e mëngjesit sekretarja shtetërore Ana Raiçeviq. Dorëzimi i aplikimit me dokumentacionin e nevojshëm fillon nesër. “Sapo Fondi i Alimentimin të marrë vendimet e para, ne jemi absolutisht të gatshëm të bëjmë pagesat e para. Afati për marrjen e vendimit është 15 ditë në bazë të kërkesës formale, ose 30 ditë nëse do të kryhet një procedurë e veçantë ekzaminimi”, tha Raiçeviq për TVMZ. Pagesat e para, siç tha ajo, mund të jenë në fund të nëntorit. “Kemi përfunduar si kuadrin organizativ ashtu edhe atë financiar. Të gjitha zgjidhjet do të paguhen nga rezerva buxhetore aktuale, siç është planifikuar, deri në fund të vitit. Dhe në vitin 2023 kemi planifikuar 500.000 euro në buxhet për financimin e mbështetjes së përkohshme të fëmijëve,” tha ajo.

SHARE