PAGA MESATARE NË SHTATOR E PANDRYSHUAR, 718 EURO

Fitimet mesatare pa taksa dhe kontribute në muajin shtator, sipas të dhënave të Monstat, arritën në 718 euro dhe qëndruan në të njëjtin nivel me muajin gusht. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, paga mesatare neto në shtator është rritur me 34.7 për qind. Paga mesatare bruto në shtator ishte 887 euro. “Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit u rritën me 1,4 për qind në shtator në krahasim me gushtin, rezulton se fitimet reale për të njëjtën periudhë shënuan një rënie prej 1,4 për qind”, thuhet në njoftim.

SHARE