DEMOKRATËT DHE URA ME LEGJISLACIONIN ZGJEDHOR DO TË MERREN NËPRMJET FORUMIT

Mali i Zi Demokratik dhe Lëvizja Qytetare URA, do të vazhdojnë bojkotin e parlamentit , ndërsa  me reformat e legjislacionit zgjedhor do të merre përmes forumit që do të përbëhet nga deputetët, përfaqësuesit e subjekteve parlamentare dhe jo-parlamentare, si dhe të gjithë individët e interesuar dhe të ndershëm.

Parlamenti i Malit të Zi, miratoi të martën vendimin mbi edukimin e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe të reformave të tjera Legjislative, i cili, siç u shpjegua, u formua për të optimizuar mjedisin e përgjithshëm në të cilin do të mbahen ciklet e zgjedhjeve të ardhshme.

Kryetari i Demokratëve Alleksa Beçiq , në konferencë  për shtyp tha se Kryesia e kësaj partie ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë proces, gjegjësisht në “Këshillin e Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Frontit Demokratik”.

“Në të vërtetë ky është këshillë për gjithçka dhe ç’do gjë, kurse në thelb është për asgjë. Nuk e kemi ndërmend të shkojmë në” procesin e zymtë”, në një rrugë qorre, i cili nga njëra anë simulon demokracinë dhe në anën tjetër hap ndarje të reja dhe thellon ato të vjetrat”, deklaroi Beçiq.

Këto procese, siç thekson ai, nuk kanë të bëjnë fare me reformat gjithëpërfshirëse zgjedhore.

Ndërsa Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, deklaroi se me forcat anti demokratike, nuk mund të krijohen kushte demokratike e as progres demokratik.

Abazoviq kujtoji se Fronti Demokratik, para se të ndërpres bojkotin parlamentar, ka thënë se është tradhtari më i madh ai i cili do të ndërpresë bojkotin dhe do të hyj në “Parlamentin e Singjit”.

Sipas Abazoviq, ky këshillë do të punoj nën sloganin “Asgjë mos të ndryshohet”.

SHARE