VARHELI: ZGJERIMI I BE-së NUK ËSHTË ÇËSHTJE DATASH, POR E VULLNETIT DHE DHËNIES SË REZULTATEVE

Zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE) nuk është çështje datash, por e vullnetit dhe dhënies së rezultateve, si nga BE-ja, ashtu edhe nga vendet kandidate për anëtarësim, tha Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varheli.

Varheli e tha këtë duke komentuar deklaratën e kryetarit të Këshillit Evropian Charles Michel në Forumin Strategjik të Bledit se BE-ja duhet të jetë e gatshme të pranojë anëtarë të rinj deri në vitin 2030.

“Nëse ky ishte një mesazh nga Këshilli Evropian se ata duan të përfshihen më në fund dhe të bëjnë një hap të madh përpara për të arritur zgjerimin – ky është një lajm i mirëpritur,” tha Varheli para fillimit të takimit jozyrtar të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së në Toledo.

Ai tha se Komisioni Evropian (KE) ka qenë gjithmonë i gatshëm të paraqesë çdo propozim që do të çonte në këtë.

“Mendoj se çështja e zgjerimit nuk është çështje datash, por çështje vullneti, por edhe arritjeje (rezultate) nga BE-ja, por edhe nga vendet partnere në Ballkanin Perëndimor dhe tre kandidatët e tjerë për anëtarësim,“ tha Varheli.

Ai përsëriti se KE është e gatshme të paraqesë çdo lloj propozimi për ta realizuar këtë, duke shtuar se kjo do të shihet në samitin joformal në Granada në fillim të tetorit.

“Atëherë ne synojmë të bëjmë propozime thelbësore, duke përfshirë planin e detyrave që presidentja jonë (Ursula von der Leyen) shpjegoi në Bratislavë, e cila do të përshpejtojë jo vetëm integrimin institucional, por edhe aktual të njerëzve dhe ekonomive në BE”, tha Varheli.

SHARE