Pas rastit të 11-vjeçares, Dafina Zeqiri thotë se TikTok është bërë shumë i rrezikshëm për fëmijët

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka qenë shumë e zëshme këto ditë për të shprehur indinjatën e saj lidhur me ngjarjen që ka tronditur së fundmi opinionin publik në Kosovë.

Bëhet fjalë për aktin makabër të dhunimi të një 11-vjeçareje në Prishtina nga pesë persona, disa prej të cilëve rezultuan të mitur.

Teksa fillimisht dha kundëpërgjigje për ata që e kritikonin se pse nuk ka reaguar edhe në raste të mëparshme kur kolegët e saj janë akuzuar për vepra të tilla, Dafina në të njëjtën kohë shkroi edhe disa statuse në Twitter, duke shprehur shqetësimin e saj mbi platofmrat e rrjeteve sociale që fëmijët përdorin.

Foto: Dafina Zeqiri/Twitter

“TikTok është një platformë vërtet e rrezikshme për fëmijët”, shkroi fillimisht Dafina në Twitter, duke këshilluar kështu prindërit që t’i mbajnë fëmijët larg këtij rrjeti social.Lexo po ashtu:Pas rastit të 11-vjeçares së dhunuar, Getinjo i bën thirrje publike Albin Kurtit: Hapi shtëpitë publike

Tutje, këngëtarja e hitit “Murder on the dancefloor” shkroi për faktin se si ngelet e habitur nga meshkujt e martuar dhe fëmijë, të cilët komentojnë dhe shkruajnë gjëra negative për femra të tjera.

“S’po më besohet që ka aq shumë meshkuj me fëmijë, të martuar e me rrjete sociale të cilët komentojnë gjëra super të ashpra për femra të tjera! Ngacmim seksual në internet dhe ti ke një grua? Fëmijë?”, shkroi këngëtarja Zeqiri në Twitter.

Për fund, ajo pati edhe një status dedikuar të gjithë atyre që mendojnë se ajo po e ngrit zërin vetëm për të marrë pak më shumë vëmendje.Lexo po ashtu:Fjolla Morina për rastin e 11-vjeçares së dhunuar: Jam e shokuar

“Ti që po kritikon dikënd që ka zë që flet pse ja ndjen dhe besom që jam njeriu i fundit që kam nevojë për ‘ekstra’ vëmendje! Jam mirë ti budalla/qe! Kqyre vetën çka je duke bërë ti more për këtë çështje? Çfarë hamamin po përfiton që po më sulmon mua? Po ti njejt – si ‘ATA’ je! Natën e mirë”, përfundoi Dafina Zeqiri në Twitter.

Foto: Dafina Zeqiri/Twitter

Përveç Dafinës, emra të tjerë të afirmuar që kanë shprehur shqetësime mbi këtë ngjarje janë edhe: Fifi, Getinjo, Enca Haxhia, Fjolla Morina, Kida, Adriana Matoshi, e shumë të tjerë. /Telegrafi/

SHARE