VOTOHET QEVERIA E RE E MAQEDONISË SË VERIUT

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, të dielën pak para mesnate, me 62 vota për dhe 51 kundër ka votuar qeverinë e re që do të drejtohet nga Zoran Zaev, kryetar i Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI). Kryeministri i porsazgjedhur Zoran Zaev, në fjalimin para deputetëve ka thënë se prioritet në punën e qeverisë së re do të jetë ngritja e standardit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, përballja me pandeminë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian, reformat në administratë e gjyqësor, por edhe raporteve të mira me vendet fqinje përmes zbatimit të marrëveshjeve tashmë të arritura me Greqinë dhe Bullgarinë.

SHARE