REZULTATET PARAPRAKE BAZUAR NË 98.55% TË VOTATVE PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2020

Sipas rezultateve paraprake në bazë të 98.55% të votave të numëruara, Partia Demokratike e Socialistëve fitoi 35.12% ndërsa Fronti Demokratik 32.52%.

Sipas KSHZ-së, 141.767 qytetarë votuan për PDS-në dhe 131.333 FD.

Demokratët-Demos fitoi 12,55%, domethënë 50,672 votues votuan për ta, URA 5,57% me 22,499 vota.

16.524 qytetarë votuan për Socialdemokratët, që është 4.09%, Partia Boshnjake pati 15,387 votues, 3.81%, SDP – Mali i Zi i fortë 12. 647 vota, respektivisht 3.14%.

Lista Shqiptare ka fituar 1.61% respektivisht 6.485 vota, ndërsa koalicioni “Bashkë nji za” 1.16% (4.675 vota).

PDS – 30 mandate
Fronti Demokratik – 27 mandate
Demokratët-Demos – 10 mandate
URA – 4
Socialdemokratët – 3 mandate
Partia Boshnjake – 3 mandate
SDP – 2 mandate
Koalicioni shqiptar “Koha është tani” – 1 mandat
Koalicioni shqiptar “Bashkë nji za” – 1 mandat

SHARE