REZULTATET E KSHZ-së ME 100 PËRQIND TË VOTAVE TË NUMËRUARA

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftoi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare bazuar në 100 përqind të votave të numëruara. Sipas këtyre rezultateve Partia Demokratike e Socialistëve fitoi 35,06 përqind, (30 mandate) koalicioni “Për të Ardhmën e Malit të Zi” 32,55 përqind (27 mandate), koalicioni “Paqja është Kombi ynë” fitoi 12.53 përqind (10 mandate), “E zeza mbi të bardhën” 5.53 përqind (4 mandate), Social Demokratët 4.10 përqind (3 mandate), Partia Boshnjake 3.98 përqind (3 mandate), Partia Social-Demokrate 3.14 përqind (2 mandate), Lista Shqiptare – “Genci Nimanbegu, Nik Gjeloshaj” 1.58 përqind (1 mandat) dhe koalicioni shqiptar “Bashkë nji za” 1.14 përqind (1 mandat). Nisma Qytetare Kroate fitoi 0.27 përqind (1,115 vota) dhe Partia Kroate e Reformës 0.13 përqind, ose 532 vota dhe ata nuk kaluan cenzusin. Dalja e votueseve në nivel shtetërorë ishte 76.65 përqind, 413.954 prej tyre, nga të cilët 409,451 ishin fletëvotime të vlefshme. Subjektet shqiptare në nivel shteti kanë fituar 11,163 vota, apo dy deputet dhe kjo krahasuar me vitin 2016, është një rritje e votave, nga një në dy deputet.

SHARE