MARKOVIQ: DO VAZHDOJMË TË NDËRTOJMË NJË TË ARDHME MË TË MIRË PËR QYTETARËT E TUZIT DHE TË MALIT TË ZI

Në emër të Qeverisë dhe në emër të tij, Kryeministri Dushko Markoviq uroi Ditën e Komunës së Tuzit kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kryetarit të Kuvendit Fadil Kajoshaj, këshilltarët në Kuvendin Komunal dhe të gjithë qytetarët. “Duke ushqyer harmoninë multietnike dhe multi-konfesionale, Tuzi dhe Malësia gjithmonë kanë kontribuar në ruajtjen e vlerave të Malit të Zi Evropian dhe Euro-Atlantik,” thuhet në mesazhin urues të kryeministrit Markoviq. Gjatë pandemisë së koronavirusit, qytetarët e Tuzit, së bashku me udhëheqësinë lokale, treguan përgjegjësi, vendosmëri dhe njohuri në ruajtjen e shëndetit si të mirën më të vlefshme: “Një qëndrim i tillë i përgjegjshëm meriton respektin e plotë të të gjithëve”. Kryeministri Markoviq është i bindur që së bashku, do të vazhdojmë të krijojmë mundësi të reja zhvillimi dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët e Tuzit dhe tërë Malit të Zi. 

SHARE