Komuna e Tuzit ka ndarë në total 80,000 euro në formë subvencionesh për kokë bagetie, si pjesë e mbështetjes së saj për blegtorët në komunën e Tuzit.
Shuma e ndarë për lloje të ndryshme bagëtish është:
– Lopë dhe mëshqerra: 54,548 euro
– Dele dhe dhi : 24,792 euro
– Derrat: 660 euro
Siç njoftojnë nga komuna e Tuzit, kjo ndihmë financiare ka për qëllim të mbështesë dhe të nxisë zhvillimin e sektorit bujqësor, duke u fokusuar në përmirësimin e kushteve për blegtori dhe prodhuesit bujqësor.
Kjo shumë prej 80,000 eurosh, e cila është ndarë për subvencione është pjesë e Agrobuxhetit që komuna e Tuzit ka paraparë për vitin 2024.