HUMB JETËN SHEFI I HAMAS, QËLLOHET ME RAKETË NDËRSA NDODHEJ NË IRAN

Një sulm me raketë vrau udhëheqësin e Hamas dhe gjithë truprojat e tij në shtëpinë ku jetonte në Iran.

Ai kishte mbërritur të martën në Iran për të marrë në ceremoninë e përurimit të presidentit të ri të vendit.

Të dhënat e para bëjnë me dije se ai dhe truproja e tij vdiqën kur një raketë goditi shtëpinë ku po qëndronte.

Të gjithë sytë do të bien në mënyrë të pashmangshme mbi Izraelin, i cili u zotua të gjuajë dhe ndëshkojë të gjithë liderët e Hamasit pas sulmeve brutale të 7 tetorit, në të cilat u vranë rreth 1200 izraelitë dhe të huaj.

Izraeli zakonisht nuk komenton mbi operacionet e tij jashtë vendit, por ky sulm mund të ketë ndjekur të njëjtin model si një operacion izraelit që synoi mbrojtjen ajrore iraniane rreth objektit të tij bërthamor në Natanz më 19 prill.

Në atë operacion, avionët izraelitë besohet se kanë lëshuar raketa nga jashtë hapësirës ajrore iraniane.

I lindur në një kamp refugjatësh në Gaza në vitin 1963, Ismail Haniyeh ishte një anëtar kyç i Hamasit që nga fillimi.

Ai u burgos nga Izraeli disa herë dhe në një moment u dëbua në Libanin jugor për gjashtë muaj.

Në vitin 2003, i mbijetoi një atentati nga Izraeli, së bashku me themeluesin e Hamasit.

Tre vjet më vonë, ishte për pak kohë kryeministër palestinez pasi Hamasi fitoi zgjedhjet.

I konsideruar gjerësisht si një pragmatist, Haniyeh thuhej se kishte mbajtur marrëdhënie të mira me grupet e tjera rivale palestineze.

Vitet e fundit, ai jetonte në mërgim, duke lëvizur mes Turqisë dhe Katarit.

Ai kishte luajtur një rol kyç në negociatat për një marrëveshje armëpushimi në Gaza. Sipas faqes së internetit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Kanani thotë se gjaku i Haniyeh „nuk do të shkoj kot“.

Ai thotë se Irani po heton – por vdekja do të “forcojë lidhjen e thellë dhe të pathyeshme” midis Iranit dhe palestinezëve.

SHARE