PAGA MESATARE NË QERSHOR ISHTE 795 EURO

Paga mesatare (bruto) në qershor 2023 në Mal të Zi ka arritur në 991 euro, ndërsa paga mesatare pa taksa dhe kontribute (neto) ka qenë 795 euro, njoftoi Drejtoria për Statistikat MONSTAT.

Paga mesatare (neto) në qershor 2023 krahasuar me majin 2023 shënoi rritje prej 0.3 për qind, ndërsa paga mesatare (neto) në qershor të këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë shënoi rritje prej 12.3 për qind.

“Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në qershor në krahasim me majin shënuan një rritje prej 0,9 për qind, rezulton se fitimet reale për të njëjtën periudhë shënuan një rënie prej 0,6 për qind”, thonë nga MONSTAT.

SHARE