MARKOVIQ, GJUKANOVIQ DHE BRAJOVIQ UROJNË BESIMTARËT MYSLIMAN ME RASTIN E FESTËS SË KURBAN BAJRAMIT

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq si dhe Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, uruan besimtarët mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kryeministri Markoviq uroi qytetarët e fesë islame në Mal të Zi dhe diasporën tonë për Kurban Bajram, duke shtuar se vendimi i Bashkësisë Islame që të përmbahen nga bashkimi i njerëzve është një “gjest i kujdesit për të tjerët”.

Në mesazhin e tij urues, Kryeministri shprehu dëshirën e tij që Kurban Bajrami të sjellë shëndet të mirë, lumturi dhe prosperitet në shtëpitë e të gjithë besimtarëve, dhe që Mali i Zi të vazhdojë rrugën e saj në frymën e besimit të ndërsjellë dhe miqësisë, harmonisë dhe solidaritetit.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dërgoi urime me rastin e Bajramit, reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq, dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam, me urimet më të mira për shëndet, përparim dhe lumturi personale dhe familjare.

Kryetari i Parlamenti të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, në emër të Parlamentit të Malit të Zi dhe në emrin e tij, dërgoi urimet më të sinqerta me rastin e Kurban Bajramit, duke uruar që qytetarët e Bashkësisë Islame ta kalojnë këtë festë shprese dhe besimi në një të ardhme më të mirë të shëndetshme dhe të lumtur me të dashurit e tyre.

SHARE