Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 451 mostrave për koronavirusin e ri, ndër të cilat 39 rezultate ishin pozitive, ku 1 rast u shënua në Tuz.
Pacientët e rinj janë nga:
Podgorica: 16
Nikshiq: 4
Beranë: 4
Bijello Pole: 3
Tivar: 3
Plevle: 2
Kotor: 1
Rozhaj: 1
Andrijevicë: 1
Danillovgrad: 1
Mojkovc: 1
Ulqin: 1
Tuz: 1
Një vdekje u raportua tek një pacientë nga Berane.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 40 dhe që nga fillimi i vitit 49.
68 pacientë u shëruan nga infeksioni, kështu që numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga 14 qershori: 758.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të COVID19 në Mal të Zi është aktualisht 1990.
Shefja e Shërbimit për Sëmundjet Infektive të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) Sanja Medenica tha se pacientët pozitivë për koronavirus shpesh tregojnë një numër të vogël kontakesh, kështu që ata shpesh nuk raportojnë as anëtarët e familjes si kontaktet e tyre.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm.