Çfarë të Bëni Kur Keni Hedhur Shumë Kripë në Gatimet Tuaja

Kripa është e rëndësishme në gatim për shumicën e njerëzve pasi rregullon e balancon shijen.

Ndonëse është një mineral që përdoret prej shekujsh në kuzhinë, ende ka paqartësi për masën e duhur të përdorimit të saj.

Në gatimet me pak kripë zgjidhja është me e lehtë pasi mund ta shtoni në fund atë.

Problemi fillon kur gatimet kanë më shumë kripë nga sa duhet.

Sigurisht shumë kripë mund të jetë e dëmshme për organizmin, por edhe shumë e hidhur për ushqimin.

Me siguri ju ka ndodhur që të paktën një herë gjatë gatimit t’ju rrëshqasë dora me kripën dhe e dini se është një situatë  e pakëndshme.

Në këtë shkrim AgroWeb.org ju tregon disa nga mënyrat më efikase për të rimarrë në dorë situatën në kuzhinën tuaj edhe pas ndonjë gabimi.

Uji

Uji mund të jetë një ndër zgjedhjet më të shpejta dhe të mira në rastet kur ju prishen gatimet.

Sidomos tek supa apo gatimet  e lëngshme pak ujë të ftohtë mund t’ju nxjerrë nga situata.

Bëni kujdes të mos shtoni shumë ujë pasi mund t’i hiqni shijen përbërësve të tjerë.

Filloni duke hedhur një filxhan të vogël ose një filxhan çaji dhe gjithnjë trazojeni mirë.

Vëreni përsëri në zjarr gatimin tuaj dhe në fund provoni një majë luge për të parë nëse shija është balancuar.

Uthulla

Limoni, uthulla apo lëngjet që kanë një masë aciditeti mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni shijen e ushqimeve tejet të kriposura.

Mjafton pak limon i shtrydhur apo një lugë çaji uthull që të balancojë kripën e gjellës tuaj.

Kjo mënyrë do të zbusë shijen e hidhur që lë kripa me një shije të re siç është ajo e limonit apo hudhrës.

Perfekte për ta përdorur tek patatet, mishi apo peshku megjithatë sigurohuni të hidhni sasi të vogla edhe të këtyre lëngjeve.

Zhytja në ujë

Nëse ju ndodh të blini shpesh mish apo ushqime të kripura që nga dyqani me siguri e dini se sa të hidhura mund të jenë.

Për të hequr kripën e tepërt mjafton t’i fusni këto ushqime në ujë dhe lërini për disa orë.

Më pas mund ta gatuani apo thani si normalisht.

Patatet

Nëse për të hequr ndjesinë e djegies tek supat përdorni niseshte për të hequr kripën e tepërt mjafton të zhysni në të një patate.

Për ta bërë këtë lani mirë një patate mesatare dhe thjesht futeni që të gatuhet bashkë me përbërësit e tjerë.

Ky proces do të largojë kripën tek gatimet e lëngshme siç është kripa.

Salca e kosit

Të shtosh salcë kosi apo gjizë tek ushqimet e qullëta siç është salca e domateve ndihmon t’a bëni atë më kremoze.

Kjo mënyrë do të balancojë shijen e gatimeve tuaja.

Një këshillë gatimi

Kini kujdes me përbërësit që zgjidhni pasi mund të kenë kripë të shtuar.

Djathi, gjiza me kripë, gjalpi me kripë apo salca të tjera që përmbajnë një sasi kripe do t’i bëjnë gatimet tuaja më të hidhura.

Kështu nëse do të përdorni përbërës që kanë kripë mundohuni t’i hidhni më pak kripë se zakonisht gjellës tuaj./AgroWeb.org

SHARE