SITUATA E KOMPANIVE MALAZEZE ËSHTË SHUMË E PAFAVORSHME

Montenegro Works (MW) do të bëjë një analizë të thellë të të gjitha kompanive shtetërore, për të parë pikat e forta dhe të dobëta të saj, pas së cilës ato që do të jenë fitimprurëse do të shkrihen në një kompani përmbajtëse, thanë përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Mirëqenies Sociale. Sekretari shtetëror në Ministrinë Branko Krvavac tha në një konferencë për media, në të cilën u prezantua një analizë të rezultateve të auditimeve të jashtme në kompanitë shtetërore në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2020, se MW ka filluar të zgjidhë sistematikisht problemet që nga fillimi. Kjo do të thotë se fillimisht duhet një analizë e thelluar, përmes opinioneve të auditimit të jashtëm në pesë vitet e mëparshme. Ai tha se përmes raporteve kanë vërejtur diçka që është shqetësuese, e ajo është se bordet e drejtorëve nuk kanë reaguar shumë për pasqyrat e këqija financiare.

SHARE