COVID 19 NË MAL TË ZI: 92 RASTE, PA VIKTIMA

Në Mal të Zi, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e kaluara janë regjistruar 92 raste të reja të infektimit me koronavirus dhe nuk ka të vdekur. Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, laboratorët e tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit të ri me koronavirus përfunduan analizën dje (e mërkurë, 30 mars 2022) dhe ISHP i dorëzuan rezultatet për 1,161 mostra për koronavirusin e ri. Deri në orën 15 është raportuar shërimi i 102 personave dhe aktualisht janë aktivë 610 raste me Covid-19.

SHARE