ABAZOVIQ: DISA MEDIA NUK JANË LARG HEQJES SË LICENCËS

Disa media malazeze nuk janë shumë larg atyre të rajonit të cilëve i’u është hequr licenca për transmetim, tha mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Dritan Abazoviq. Ndikimi i huaj ekziston në Mal të Zi, por ndikimi i vërtetë malinj në Mal të Zi duhet të shpjegohet  nga ajo se cili është arsyetimi për mos kryerjen e detyrave tona dhe ai dëshiron të mbulohet me retorikën se nuk ka mbaruar, shtoi ai. Në konferencën e CDT-së “Rrjeti i dezinformimit: Demokracia e vjedhur”, Abazoviq tha se, nëse formohet Qeveria e 43-të, duhet të përmbushen të gjitha obligimet për zvogëlimin e ndikimit të lajmeve të rreme dhe dezinformatave. “Në rrjetet sociale po zhvillohet një luftë e madhe politike. Ka mungesë profesionalizmi, ka tendencë të madhe,” tha Abazoviq. Ai beson se është shumë e rëndësishme të vendoset në këtë moment, sepse konflikti nuk është në planin ideologjik dhe në atë të rrjeteve sociale, por merr shumë jetë çdo ditë.

SHARE