DUKAJ I BËRI THIRRJE KOMISIONIT SHTETËROR TË ZGJEDJEVE QË TË MBIKËQYR KOMISIONIN ZGJEDHOR TË KRYEQYTETIT

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj sot i ka bërë thirrje Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që të mbikëqyrë Komisionin Zgjedhor të Kryeqytetit të Podgoricës si institucioni i vetëm i autorizuar. “I vetmi institucion sipas ligjit që mund të mbikëqyrë është Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Unë i ftoj ata të mbikëqyrin! Kam thirrur edhe nëpër seancat e Qeverisë. Nuk besoj se e kanë bërë deri tani. Ne nuk duhet të merremi me politikë, por që secili të bëjë punën e tij në juridiksionin e tij. Atëherë është e sigurt që do të kemi rezultate më të mira në çdo fushë”, tha ministri Dukaj. Dukaj vlerësoi se ato parti që kanë mbështetjen më të madhe nga qytetarët kanë edhe përgjegjësinë më të madhe dhe se duhet të arrijnë marrëveshje. “Është në interesin e të gjithëve që Kryeqyteti të funksionojë ashtu siç duhet dhe të funksionojë në përputhje me parimet dhe në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Malit të Zi që zgjodhën përfaqësuesit e tyre”, tha ministri. Duke folur për Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, i cili u votua këtë javë në Kuvend, ministri tha se pavarësisht se çfarë mendon për atë ligj, ai është i obliguar ta respektojë dhe se kur të hyjë në fuqi, Ministria e Administratës Publike do të veprojë sipas ligjit.

SHARE