BRAZILI SHPALL 3 DITË ZIE PËR VDEKJEN E PELE-s

Qeveria e Brazilit shpalli 3 ditë zie kombëtare pasi futbollisti legjendar brazilian Pele ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare. Në një dekret të publikuar në ‘Gazetën zyrtare’ me nënshkrimin e presidentit Jair Bolsonaro thuhet: “Si shenjë treguese e trishtimit për vdekjen e Edson Arantes do Nascimento, Pele, është shpallur 3 ditë zie kombëtare në të gjithë vendin duke filluar që nga publikimi i këtij dekreti”. Në një postim nga llogaria e tij në Twitter lidhur me vdekjen e Pele-s, Bolsonaro tha: “I lutem Zotit që e gjithë familja dhe miqtë e tij të kapërcejnë këto ditë të vështira. Pele e ktheu sportin në art dhe argëtim dhe emrin e Brazilit e transmetoi nëpër botë me futbollin. I uroj durim familjes dhe të dashurve të tij”. Futbollisti legjendar Pele ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare në spitalin ku trajtohej që nga 29 nëntori. Ceremonia mortore e Pele-s do të zhvillohet më 3 janar në stadiumin “Santos” ku ai ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës së tij.

SHARE