GJATË FUNDJAVËS NUK DO TË KETË BLLOKIM NDËRQYTETAS

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është hequr ndalimi i trafikut ndërqytetas gjatë fundjavës, dmth nga e Premtja, 1 Janar 2021 në ora 22:00, deri të Hënën, 4 Janar 2021, në ora 05:00 të mëngjesit, njoftoi Drejtoria e Policisë. “Është e rëndësishme të theksohet se certifikatat për përjashtimet nga ndalimi i trafikut ndërqytetas janë të vlefshme vetëm për personat që kryejnë veprimtari ekonomike të renditura në Urdhër për marrjen e masave të përkohshme për të parandaluar futjen e virusit në vend,” njoftojnë nga Drejtoria e Policisë. Duke pasur parasysh se e shtuna, 2 janar, është një ditë pushimi, dhe e diela, 3 janar, është një ditë jo-pune, policia thotë se numri i personave që mund të marrin certifikata të tilla nga punëdhënësi është dukshëm më i ulët se në periudhën e mëparshme. “Edhe një herë, ne u bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të lehtësojnë punën dhe veprimet e punonjësve të policisë duke respektuar trafikun dhe të gjitha rregulloret e tjera, duke përfshirë masat e lartpërmendura të Ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë që të gjithë së bashku, gjatë festave të ardhshme, të kontribuojmë për një efekt të qetë  për zhvillimin e trafikut rrugor, në të gjithë territorin e Malit të Zi,” thuhet në njoftimin e policisë.

SHARE