SPAJIQ: REGJISTRIMI MË 3 DHJETOR, PRIORITET ËSHTË INTERESI I QYTETARËVE

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq njoftoi mbrëmë se është marrë vendim që regjistrimi i popullsisë të shtyhet për më 3 dhjetor dhe se ky vendim është votuar në seancën elektronike të Qeverisë së Malit të Zi.

“Vendimi i opozitës është dëshmi se po maturohet një ndërgjegje e re politike, e cila vendos interesin e shoqërisë dhe shtetit mbi të gjitha dhe mbi gjithçka. Mund të ketë nga ata që mendojnë se gjatë këtyre muajve ka pasur humbje kohe, por për mua kjo është shumë e rëndësishme për pajtimin e Malit të Zi dhe vetë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Spajiq.

Të gjitha partitë politike dhe OJQ-të kanë qenë pjesë e këtij procesi dhe kanë kontribuar të gjitha.

“Në fund, Parlamenti dha vulën e tij, me 64 vota pro. Në më pak se një muaj arritëm të mbyllim një proces kërkues,“ tha Spajiq.

Ai ka theksuar se ka pasur rezerva sa i përket synimit të PDS-së për bojkotimin e regjistrimit, por se një pjesë e mirë e shumicës parlamentare ka qenë me vendimin e Qeverisë.

“Mendoj se vendimi ka qenë i mirë, mendoj se kjo shtyrje është shumë e rëndësishme dhe kështu pa kosto shtesë do të arrijmë kohezionin social,“ theksoi kryeministri.

Duke folur për kostot, kryeministri tha se kanë gjetur një kompromis që regjistrimi të nisë të dielën dhe se mund të shpjegojnë se pse po përdorin 31 tetorin si datë referimi.

Ai tha se nuk do të ketë më shtyrje të regjistrimit.

SHARE