SHIMUN: KUJDESI PËR EDUKIMIN E SHËNDETSHËM DHE TË LUMTUR TË FËMIJËVE, ËSHTË NJË PREMTIM PËR BREZAT E ARDHSHËM

Zhvillimi i hershëm i fëmijëve dhe kujdesi për rritjen e tyre, shëndetin dhe cilësinë e jetës janë detyrat më prioritare të vendimmarrësve, komunitetit dhe shoqërisë në tërësi, u vlerësua në prezantimin e sotëm të strategjisë së parë kombëtare për zhvillimin e fëmijëve të hershëm.

“Ky dokument strategjik, i cili i referohet zhvillimit të hershëm të popullatës sonë më të re, përmban udhëzime të qarta se si ne si vendimmarrës, ne si komunitet dhe ne si prindër dhe kujdestarë duhet ta kthejmë vizionin në veprim, dhe në fund, më e rëndësishmja, me veprime esenciale, të sjellim mirëqenien e vërtetë për gjeneratat që vijnë, sepse nuk kemi as punë më të rëndësishme dhe as obligime më të rëndësishme se kujdesi për fëmijët tanë”, tha ministri i Shëndetësisë Vojisllav Shimun.

“Qeveria e Malit të Zi dhe Ministria e Shëndetësisë janë të vendosura pa mëdyshje që të zbatojnë një koordinim efektiv ndërmjet sektorëve dhe niveleve të ndryshme të qeverisjes për një qasje të integruar ndaj zhvillimit të fëmijëve, si dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve përkatëse dhe palëve të interesuara – vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare, me qëllim për të krijuar një mjedis mbështetës për fëmijët e zhvillimit të hershëm,“ tha ministri Shimun.

SHARE