SAMITI I I BE NË TIRANË / 6 DHJETORI VENDOSET DITË PUSHIMI PËR ADMINISTRATËN DHE SHKOLLAT NË KRYEQYTET

6 dhjetori është vendosur ditë pushimi për administratën dhe shkollat në Tiranë, pasi në kryeqytet të martën do të zhvillohet samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.  Qeveria mori këtë vendim zyrtar, në mënyrë që të ketë kufizim të qarkullimit dhe që masat e sigurisë të jenë më të forta. Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet të martën në Tiranë ku do të diskutohet në lidhje me integrimin e rajonit dhe menaxhimin e situatës së luftës. Kujtojmë se Sali Berisha ka thirrur protestë këtë të martë në kryeqytet, pikërisht në ditën kur në Tiranë pritet të mbahet samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor. Sipas Berishës protesta do të nisë në orën 12:00 dhe theksoi se kjo protestë do të jehojë në të gjithë Evropën. Policia nga ana tjetër ka bërë me dije se protesta brenda perimetrit të sigurisë të caktuar për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Tiranë në të njëjtën datë, mund të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare por megjithatë PD-ja e Berishës është shprehur se nuk marrin leje për të ushtruar të drejtat e qytetarëve.

SHARE