MINISTRI DUKAJ KA URUAR DITËN E KOMUNËS SË ROZHAJËS

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka uruar kryetarin e Komunës së Rozhajës, Rahman Husoviq dhe kryetarin e Kuvendit të Komunës së Rozhajës, Almir Avdiq, Ditën e Komunës së Rozhajës.

“Komuna e Rozhajës tradicionalisht përfaqëson një shembull se si të ruhet dhe ushqehet multikulturalizmi dhe multietniciteti. Harmonia e diversitetit dhe bashkimi janë rruga drejt prosperitetit të komunitetit. Për shekuj, marrëdhëniet e mira midis popujve në ruajtjen e traditave dhe karakteristikave veçoritë e atyre krahinave kanë mbijetuar dhe e kanë bërë këtë komunë të pasur me vlera të mëdha qytetëruese, të cilat, fatkeqësisht, sprovohen në çdo krizë.

Qytetarët e Rozhajës janë të përkushtuar për ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit, duke i dhënë kësaj komune një mundësi turistike dhe investimi të larmishme dhe autentike për realizimin e projekteve me rëndësi për përmirësim.

Komuna e Rozhajës ka arritur sukses të konsiderueshëm në reformën e administratës publike, përmirësimin e administratës, si dhe mbështetjen e projekteve dhe iniciativave të qytetarëve, duke iu përgjigjur në mënyrën e duhur nevojave të tyre. Më gëzon posaçërisht fakti që para disa ditësh mora pjesë në hapjen e shkollës fillore të rinovuar në Dacaj, e cila modernizoi dhe përmirësoi kushtet për mësim dhe edukim të nxënësve të kësaj shkolle, që paraqet arritjen e një qëllimi të madh për të cilën kam punuar që nga viti 2015 si ndihmës ministër i Arsimit, në të cilën isha maksimalisht i përkushtuar.

Ministria e Administratës Publike vazhdon të mbështesë komunën e Rozhajës në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve elektronike, si dhe në vendosjen e bashkëpunimit në fushën e transformimit digjital dhe e-qeverisjes me qëllim të krijimit të një administrate publike efikase. Me urimet më të mira për ju, për të gjithë qytetarët e Komunës së Rozhajës, edhe një herë ju uroj 30 shtatorin”, tha ministri Dukaj.

SHARE