INFLACIONI NË EUROZONË, MË I LARTI QË NGA DALJA E EUROS

Raporti më i fundit i Agjencisë europiane të statistikave, Eurostat, tregon se inflacioni në Eurozonë mbërriti në muajin shtator nivelin 10 për qind, shifra më e lartë kjo që prej hedhjes së treg të monedhes së përbashkët.  Inflacioni i llogaritur për gushtin ishte në nivelin 9.1%, cka dëshmon se rritja është e ndjeshme. Ngritja e çmimeve të energjisë, të ushqimit dhe atyre në sektorin industrial, duket se është një nga faktorët kryesore që kanë ndikuar në këtë situatë. Estonia me  24.2 për qind, është vendi me shkallën më të lartë të inflacionit në zonën e euros, e pasuar nga Lituania, Letonia dhe Holanda. Gjermanisë – ekonomisë më të madhe në BE – i është rritur inflacioni në 10 për qind, ndërsa Franca e ka mbajtur në nivelin 6.2 për qind. Të shqetësuar, ministrat e BE-së bënë thirrje për masa shtesë mes rritjes së cmimit te energjisë.  Ne jemi në luftë energjetike me Rusinë, dimri po vjen dhe duhet të veprojmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Pres që Komisioni të dalë me masa shtesë, veçanërisht mbi mënyrat sesi të ulet çmimi i gazit dhe si të ofrohet një lehtësim i menjëhershëm për industritë. Rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime tjera, pas heqjes së masave kufizuese për luftim të pandemisë së koronavirusit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, besohet se janë dy shkaqet kyçe që kanë ndikuar në rritje të inflacionit në shumë vende të botës. Një sërë organizatash globale po paralajmërojnë tani se globi mund të përballet me një recesion të thellë në 2023-shin. Tre ditë më parë, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i ulën pritshmëritë për rritje ekonomike botërore dhe e pranuan se situata “nuk po duket mirë”.

SHARE