EEMZ NUK PO MENDON PËR RRITJEN E ÇMIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Elektroekonomisë së Malit të Zi, Millutin Gjukanoviq, ka bërë të ditur se kompania nuk po mendon për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike edhe pse çmimi në treg është 20 herë më i lartë. Gjukanoviq tha gjithashtu se EEMZ nuk ka nevojë për askënd për të ndërtuar një termocentral diellor dhe se investitorët e mundshëm do të duhet të investojnë në ato të favorshme për prodhimin në mënyrë që të kualifikohen për të qenë partnerë. Ai po ashtu tha se është fakt që janë larguar mbi 200 milionë euro nga kompania. “Qeveria ishte e gatshme ta blinte Hekuranën përmes EEMZ dhe EEMZ shprehu gatishmërinë e saj për të marrë pjesë në atë projekt. Ne e dimë se në Hekuranë punojnë 229 punëtorë, se situata është e vështirë, ne ramë dakord që të hyjmë në zbatimin e atij projekti, pasi që me të vërtetë ekziston një potencial energjetik në Hekuranë”, tha Gjukanoviq.

SHARE