MINISTRIA: TË FORCOHET KONTROLLI I PUSHIMIT MJEKËSOR TË PUNONJËSVE NË INSTITUCIONET ARSIMORE

Për shkak të përdorimit gjithnjë e më të shpeshtë të pushimeve mjekësore gjatë muajve të verës në institucionet publike parashkollore në Podgoricë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit ka iniciuar aktivitete drejt Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punës, Punësimit dhe Dialogut Social, në mënyrë që në kuadër të masave të ndërmarra tashmë në juridiksionin e tyre, të forcojnë kontrollin e paaftësisë së përkohshme për punën e të punësuarve në sistemin arsimor, njoftuan nga departamenti i udhëhequr nga Angjella Jakshiq Stojanoviq.

“Në periudhën në vijim do të realizohen aktivitete të ngjashme edhe për punonjësit e institucioneve të tjera arsimore, me qëllim që të reduktohet në minimum keqpërdorimi me pushim mjekësor dhe të gjitha me qëllim të zbatimit cilësor të procesit arsimor dhe shfrytëzimit adekuat dhe racional të mjetet buxhetore”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit.

SHARE