Sekretariati për vetëqeverisje lokale në kuadër të manifestimit ,,Vera në Malësi” organizoj mbrëmje letrare me shkrimtarët dhe poetët që jetojnë dhe veprojnë në Mal të Zi.
Mbrëmja letrare u organizua në ambientet e mrekullueshme natyrore te Kroni i Traboinit.
Në këtë mbrëmje morën pjesë shkrimtarët Kaltrina Hoti, Hajredin Kovaçi, Dimitrov Popoviq, Ali Gjeçbritaj, Anton Gojçaj, Mark Lucgjonaj, si dhe Robert Camaj, ku nën moderimin e shkrimtarit, poetit dhe përkthyesit, Nikollë Berishaj, shoqëruar nga tingujt e violinës nga violinistja Dea Nicaj dhe pianistit Anton Lekoçaj, lexuan poezi dhe fragmente nga krijimtaria e tyre letrare.
Kjo mbrëmje përveç letërsisë dhe muzikës u shoqërua edhe me ekspozitën e pikturave të piktores dhe poetes Kaltrina Hoti, e cila në shenjë respekti dhe falënderimi Komunës së Tuzit i dhuroj një nga punimet e veta.
Kryetari i Komunës, Nik Gjeloshaj, në shenjë respekti pjesëmarrësve të panelit u dorëzojë mirënjohje, duke i falënderuar për punën dhe kontributin e tyre të palodhshëm në kultivimin e letërsisë shqipe në Mal të Zi.