BE UA PRANON QYTETARËVE TË KOSOVËS CERTIFIKATAT E VAKSINIMIT COVID-19

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se nga sot do t’i pranojë certifikatat e vaksinimit testimit dhe rikuperimit të lëshuar nga autoritetet e Kosovës për COVID-19. Në një shkrim në Twitter, BE thotë se certifikatat duhet të jenë në përputhje me Rregulloren e Bashkimit Evropian. “Nga dita e sotme, BE do të fillojë pranimin certifikatave të vaksinimit, testimit dhe rikuperimit të lëshuar ndaj COVID-19 nga shteti i Kosovës. Kjo vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara në përputhje me Rregulloren e BE-së 2021/953 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit. #BE financoi zhvillimin e tyre”, theksohet në njoftim. Ndërkaq, të enjten në Kosovë janë konfirmuar 149 raste të reja me COVID-19.

SHARE